Shkup, sanksionohen mbi 100 shoferë për parkim jo të rregullt

Katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në katër prej gjithsej shtatë aksidenteve gjatë ditës së djeshme. Në tri ishin shkaktuar dëme materiale.

Marketing

Nga SPB Shkup informojnë se dje policia rrugore ka sanksionuar 40 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, shtatë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritën e kuqe, dy shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vijat e shënuara për ta, dy shoferë për rreshtim të parregullt, një shofer për anashkalim të padrejtë, një shofer nuk u ka dhënë përparësi kalimi automjeteve në zonën e udhëkryqit, 11 shoferë për mos mbajtjen e helmetave mbrojtëse, tetë shoferë për mosmbajtjen e rripit të sigurimit dhe 44 shoferë të cilët e kanë shfrytëzuar celularin gjatë drejtimit të automjeteve.

Nga komunikacioni ishte përjashtuar një shofer i cili voziste nën ndikimin e alkoolit, 22 shoferë para se të marrin lejen për vozitje dhe dy shoferë fillestarë, si dhe pesë automjete teknikisht jo në rregull, dhe 18 automjete të paregjistruara.
Janë kapur 104 automjete të parkuara jo në rregull, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotreci”, janë larguar 88 automjete.