Shmanget lufta, trupat ruse nisin tërheqjen nga kufiri me Ukrainën

Trupat ruse drejtohen përsëri në bazat e tyre të përhershme pasi përfunduan me sukses stërvitjet ushtarake, njofton Ministria ruse e Mbrojtjes.

Marketing

Majori Igor Konashenkov, zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes tha të martën se me përfundimin e stërvitjes ushtarake, trupat ushtarake do marshojnë drejt pikave të dislokimit të përhershëm.

“Njësitë ushtarake jugore dhe perëndimore që kanë përfunduar stërvitjen e tyre tashmë kanë filluar ngarkimin e automjeteve hekurudhore dhe motorike dhe sot do të fillojnë të lëvizin në garnizonet e tyre ushtarake, shtoi ai në një video të publikuar në Facebook.

Kancelari gjerman Olaf Scholz shkon sot në Moskë, vizitë që është cilësuar si përpjekje për të bindur presidentin Putin të qëndrojë larg aksioneve ushtarake.

Një ditë më parë Scholz ishte në Kiev ku shprehu solidaritet me Ukrainën.

“Ne jemi përgatitur të kemi një dialog serioz me Moskën për të gjitha çështjet e sigurisë. NATO dhe SHBA i bënë disa propozime Rusisë që ne i mbështesim. Presim reagim nga Rusia”, u shpreh kancelari Scholz