Shpella e Tajlandës, ku u bllokua skuadra e futbollit do shndërrohet në muze

Kompleksi i shpellave në Tajlandën Veriore, ku 12 djem dhe trajneri i tyre i futbollit ishin bllokuar për më shumë se dy javë, do të shndërrohet në një muze.

Marketing

Zyrtarët e shpëtimit thanë se muzeu do të tregonte gjithë ngjarjen e bllokimit të tyre, duke shtuar se do të ishte një “tërheqje e madhe” e turistëve për Tajlandën.

Gjithashtu, të paktën dy kompani po kërkojnë të bëjnë një film që tregon historinë e shpëtimit.

Ndryshe, grupi i shpëtuar po shërohet tani në spital.
Një video është publikuar ku tregon se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, edhe pse kanë qëndruar në shpellë për dy javë.

Marketing