Shpend Ahmeti ka një “selam” për FIFA-n

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pasi FIFA ka hapur procedurë diciplinore për Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën për shkak të përdorimit të simboleve në ndeshjen kundër Serbisë.

Marketing

Ahmeti ka thënë se shqiponja nuk është provokim por tregon identitetin kombëtar të shqiptarëve.

Ky është postimi i Shpend Ametit:
FIFA mund ti dënojë Shaqirin e Xhakën me nga dy ndeshje moslojë për shkak të shenjës së shqiponjës me duar.
Si mund të quhet provokim kur shqiponja është simbol i kombit tonë? Asnjë pushtim e as luftë nuk është bërë në emër të asaj shqiponje. Asnjë shtet tjetër nuk është sulmuar. Apo tash të qenurit shqiptar na qenka provokim për të tjerët?

E kuptojmë se loja ka qenë e ngarkuar por më shumë për shkak te historisë së dhimbshme të familjeve Xhaka e Shaqiri të dëbuara nga shtëpitë e tyre vetëm pse kanë qenë shqiptarë. Prandaj është me rëndësi të mos lejojmë keqinterpretimin e simbolit tonë e as kthimit të këtij simboli kombëtar në diçka provokative për të tjerët.