I pari i Prishtinës, njëkohësisht kryetar i PSD-së, Shpend Ahmeti, në një prononcim publik në Facebook, ka thënë se koalicioni PSD – AAK, është garancion për Kosovën që të merr kahje në rrugën e duhur drejtë zhvillimit ekonomik, reformave rrënjësore në arsim, shkruan “Bota sot”.
Nga të tjerët shohim luftë për pozitë, ndërsa ne ofrojmë program politik për interesin e qytetarëve të Kosovës, tha ai.
Postimi plotë:
Koalicioni PSD-AAK është garancioni që Kosova do të marrë kahje në rrugën e duhur drejt zhvillimit ekonomik, reformave rrënjësore në arsim, shëndetësi dhe drejtësi dhe punës konkrete drejt integrimit në Evropë si shtet me sovranitet territorial.
Nga të tjerët po shohim luftë për pozitë, ndërsa ne ofrojmë program politik për interesin e qytetarëve të Kosovës.
#KoalicioniIFitores