Shpërthen zjarr në deponinë Rusino në Gostivar

Një zjarr shpërtheu në mesditë në deponinë rajonale, Rusino. Era e fuqishme e ka përhapur zjarrin dhe me të janë përfshirë mbeturina dhe materiale tjera djegëse.

Marketing

Nga vendi i ngjarjes po përhapet tym, ndërsa një pjesë e qytetarëve kanë reaguar, për shkak të tymit dhe erës së keqe në qytet dhe lagjet në rrethinë.

Nga njësia zjarrfikëse në Gostivar, informojnë se në terren kanë dalë zjarrfikës me dy automjete, të cilët tentojnë zjarrin ta vendosin nën kontroll.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, e konfirmoi informatën dhe tha se tani për tani zjarri është nën kontroll, ndërsa ekipe me mekanizëm ndërtimorë dhe zjarrfikës po tentojnë që ta shuajnë tërësisht.

Marketing