Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në rrugën “Vaso Pasha”, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Shpërthimi ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të dy bombolave me helium në një dyqan eventesh. Shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm, saqë është dëmtuar edhe një biznes tjetër ngjitur me lokalin, një argjendari.
Raportohet se janë 4 të plagosur, 3 prej të cilëve janë: 1 banor që kalonte rastësisht dhe 2 vajza punonjëse të argjendarisë aty pranë.
Ata janë dërguar me urgjencë në spital.
Ndërkohë Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen dhe njofton se të dëmtuarit janë shtetasit S. P dhe A. P, E. N dhe D.S.