Shpërthim me bombë pranë shkollës së vajzave, 40 viktima

Një shpërthim bombe pranë një shkolle vajzash në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul ka vrarë të paktën 40 persona, shumë prej tyre fëmijë, sipas një zëdhënësi të qeverisë.

Marketing

Shpërthimi goditi një lagje me shumicë shiite në perëndim të qytetit. Ngjarja u dënua nga Talibanët, të cilët mohuan lidhjen me sulmin.

Asnjë grup tjetër nuk ka marrë përgjegjësi mbi ngjarjen, megjithëse sulmet e mëparshme i janë atribuar filialit afgan të grupit të lidhur me Shtetin Islamik. Fraksioni IS, një grup radikal suni, ka një histori sulmesh brutale ndaj popullatës së pakicës shiite në Afganistan.

Kjo ngjarje ndodhi disa ditë pasi 2500 – 3,500 trupat e mbetura amerikane filluan zyrtarisht të largoheshin nga vendi si pjesë e një tërheqje të njoftuar nga Presidenti Joe Biden.