Një shpërthim i fuqishëm që deri më tani ka vrarë të paktën 8 persona ka tronditur hotelin Saratoga në qendër të kryeqytetit kuban.
CNNi raporton se janë 8 persona që u vranë dhe 30 u plagosën, ndërsa numri i të vdekurve po rritet me kalimin e orëve dhe ekipet e shpëtimit po kërkonjnë të mbijetuarit në rrënoja.
Shkaku i shpërthimit mbetet i paqartë deri më tani, megjithëse presidenti kuban Miguel Dias-Canel nxitoi të përjashtojë mundësinë e një sulmi me bombë, ndërsa ia atribuon shpërthimin një rrjedhje gazi.
Sipas Reuters, flakët dhe tymi po ngrihen nga hoteli në Havana.
Imazhet e publikuara nga Granma, gazeta e Partisë Komuniste Kubane, tregojnë një ndërtesë që duket e “bombarduar” me mure të shkatërruara.
Hoteli me pesë yje, me 96 dhoma dhe një pishinë në çati, u rinovua nga një kompani britanike pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe për disa vite strehoi zyrtarë të huaj dhe njerëz të famshëm që vizitonin Kubën.
Pas lehtësimit të masave kundër pandemisë, hoteli Saratoga do të rihapej pas katër ditësh, thuhet në një njoftim në faqen e tij në Facebook.
Una gran explosión en La Habana, #Cuba, destruye el emblemático #HotelSaratoga.
Se desconoce, por el momento, la causa de la explosión y si hay víctimas. pic.twitter.com/CO4iJasnaT— Rocío Lara (@Rocio_Lara89) May 6, 2022