Shqipëri/ Humbin jetën 4 qytetarë nga koronavirusi, rritet numri i rasteve të reja

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 132 raste të reja të infektimeve me Covid 19 dhe janë kryer 817 testime.

Marketing

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, e kanë humbur betejën me COVID19 4 qytetarë ndërsa 55 janë shëruar. /

Marketing