“Shqipëria i bën gati valixhet gjysmës së politikanëve, nisen në emigrim”

Edhe këtë të martë, të rinjtë e dy forcave kryesore opozitare në Shqipëri, FRPD dhe LRI, protestuan para Ministrisë së Punëve të Brendshme për të kërkuar largimin e ministrit Fatmir Xhafaj.

Marketing

Veçse këtë radhë, qëllimi i protestës ishte më i zgjeruar, pasi në “shënjestër”, u vunë shumë figura të mazhorancës shqiptare me në krye Kryeministrin Edi Rama, që sipas të rinjve janë përgjegjësit kryesorë se pse shqiptarët janë ende një popull i varfër.

Në një simbolikë të zgjedhur, të rinjtë e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, vendosën para ministrisë së Brendshme disa valixhe. Mesazhi i dhënë prej tyre është i qartë: Nuk janë shqiptarët që duhet të lënë vendin, por politikanët, të cilët valixhet tashmë i kanë gati!

“Të cojme Ramen Xhafen e Tahirin me shpuren e rilindjes ne emigrim e te rrime 2 milione shqiptare ne vendin tone”, shprehen ata.

Protestat e përditshme nisën pas shpëethimit të një skandali me Agron Xhafën vëllain e ministrit të Brendshëm, i cili është i dënuar në Itali me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik droge, Vendim i dhënë që në vitin 2012, kohë prej së cilës, Agron Xhafaj, deri në momentin e publikimit të skandalit nga Partia Demokratike, e ka kaluar në liri në Shqipëri. Tashmë ai i është vetëdorëzuar autoriteteve italiane. Ndërsa audio-përgjimi që PD publikoi dhe pretendon se është zëri i Agron Xhafës në telefonatë me Albert Veliun, ish-i dënuar për drogë, është dërguar për ekspertizë.

Mesazhi i plotë

1 milione shqiptare ne 3 vjet kane plotesuar formularin per llotarine amerikane. 110 mije te rinj zyrtarisht kane kerkuar azil ne vendet e BE. 290 mije qytetare nuk sigurojne dot ushqim te mjaftueshem. 10% e femijeve ushqehen vetem nje here ne dite. 50 mije femije shfrytezohen ne pune te renda. 12 kryefamiljare jane vetevrare se s’paguanin dot faturen e energjise elektrike.

Dy ministra te Brendshem te Edi Rames jane faktuar si bashkpunetore te trafikanteve te droges. Ky eshte realiteti i Shqiperise me Edi Ramen. Kjo eshte e verteta qe fasadoqeveria kerkon ta fshehe me ndihmen e parave te droges dhe krimit. Shqiperia eshte kthyer ne diktature, drejtesia ka vdekur, rendi eshte ne duar te krimit, kryetari i opozites survejohet nga policia dhe narko-kryeministri na shet perralla me punesim dhe zhvillim.

Po nuk reaguam sot, neser narko-kryeministri nuk do te na mohoje vec fjalen por do te na kercenoje dhe jeten. O sot o kurre te shporrim narko-kryeministrin qe rri si korb mbi kokat e shqiptareve. Te cojme ne emigrim

Edi Ramen

Fatmir Xhafen

Saimir Tahirin

Vangjush Dakon

Gramoz Rucin

Taulant Ballen

Qazim Sejdinin

Erion Veliajn

Ilir Beqjan

Termet Pecin

Artur Bushin

Arben Ahmetajn

Damian Gjiknurin

Lindita Nikollen

qe te qendrojne 2 milione shqiptare ketu, qe rinia te jetoje ne Shqiperine Europiane…

Fotot