Shqipëria iu lutet prej kohësh, gazetari sportiv zbulon të ardhmen e dy lojtarëve

Kosova është shumë pranë zyrtarizimit të dy prurjeve të reja. Në një lidhje direkte për “Supersport” nga Prishtina, gazetari Arlind Sadiku bëri me dije për publikun në Shqipëri se sipas informacioneve të tij mbrojtësi i djathtë i Huddersfield Florent Hadërgjonaj dhe mesfushori i Kasimpasas Loret Sadiku do të luajnë zyrtarisht me përfaqësuesen e “Dardanëve” në muajin qershor kur Kosova do të luajë ndaj Malit të Zi (7 qershor) dhe Bullgarisë në (10 qershor), takime të vlefshme për fazën kualifikuese drejt EURO 2020-ës.

Marketing

Të dy lojtarët kanë qenë dëshirë e vjetër e Shqipërisë për t’u veshur kuqezi, por FSHF-ja nuk e ka thyer dot dëshirën e tyre për të përfaqësuar Kosovën.

Situata më e vështirë paraqitet për Sadikun, i cili është grumbulluar më parë me Shqipërinë, por nuk zhvilloi asnjë ndeshje. Ai është në gjyq në FIFA, e cila i kërkon të plotësojë dokumentacionin e plotë për të marrë zyrtarisht lejen për të përfaqësuar në arenën ndërkombëtare Kosovën.

Marketing