Shqipëria përmbyll Presidencën e dytë të Këshillit të Sigurimit

Shqipëria mbylli sot presidencën e saj të dytë në drejtimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Marketing

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashme, Igli Hasani u shpreh se ndihemi krenar që kemi drejtuar me sukses Këshillin e Sigurimit, në një kohë kaq kritike, ku u folën për tema delikate, si ajo e Ukrainës.

Në fokus, thotë Hasani, ishte nevoja për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së, si dhe përshpejtimi i ndihmës humanitare në mbarë botën.

“Shqipëria përmbyll sot Presidencën e dytë dhe të fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në fokus të së cilës ishte nevoja urgjente për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së, si dhe përshpejtimi i ndihmës humanitare në mbarë botën. Ndihemi krenarë që kemi drejtuar me sukses Këshillin e Sigurimit në një periudhë kaq kritike”, ka shkruar ai në një postim në X, dikur Twitter.

https://twitter.com/IgliHasani/status/1708182038497448273?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1708182038497448273%7Ctwgr%5Ec7e16404f804e0a491da65e89118600a78ac7178%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2F2023%2F09%2F30%2Fshqiperia-permbyll-sot-presidencen-e-dyte-te-keshillit-te-sigurimit-hasani-ndihemi-krenar-qe-e-kemi-drejtuar-me-sukses%2F

Shqipëria organizoi një Debat të Hapur të Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me titull “Nxitja e Partneritetit Publik-Privat”.

Mbledhjen e hapi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili në prezencën edhe të presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, i dha mbështetje të plotë Ukarinës, dhe tha se duhet të qëndrojmë krah saj, duke u përplasur me Rusinë.