Shqiptarët 1 mijë padi për kompensim të dëmeve të luftës, serbët 100 mijë

Jahir Bejta, kryetar i organizatës për dëmet e luftës “Ngritja e Zërit”, thotë se janë hartuar rreth 1 mijë padi të cilat janë refuzuar nga gjykatat, por që pas ankesave 400 sosh ndodhen për shqyrtim në Gjykatën e Apelit, 100 në Gjykatën Supreme dhe 50 në Gjykatën Kushtetuese. Vetëm serbët e Leqinës së Skenderajt kërkojnë 500 mijë euro kompensim për dëme të luftës, shkruan gazeta “Zëri”.

Marketing

Rreth 1 mijë kërkesëpadi janë hartuar nga organizata për dëmet e luftës “Ngritja e Zërit”, selia e së cilës është në Skenderaj dhe janë dorëzuar nëpër gjykata, pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës, por të gjitha ato janë refuzuar nga gjykatat me arsyetimin se nuk mund të paditet një shtet tjetër. Jahir Bejta, kryetar i OJQ-së “Ngritja e Zërit”, i tha “Zërit” se shpresën te paditësit e ka kthyer kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka premtuar se do t’i përkrahë të gjitha kërkesat e qytetarëve sa i përket kompensimit të dëmeve të luftës.

Bejta tha se kishte kërkuar një takim me kryeministrin e vendit, por që ky takim nuk ishte realizuar, pasi që siç tha Bejta, kryeministri nuk është njoftuar për kërkesën. “Kryeministri nuk e ka ditur se ekziston një organizatë që merret me dëmet e luftës. Me shkresë i kemi kërkuar atij që të takohemi dhe ta diskutojmë çështjen e dëmeve të luftës. ‘Ngritja e Zërit’ është shoqatë profesionale për dëme të luftës. Në saje të kauzës kombëtare veprimtarinë profesionale të cilësisë së avokatit e kryen tërësisht falas. Mospërkrahja financiare nga niveli qendror dhe ai lokal ka ndikuar që të ketë ngecje, kurse palët (viktima) rrugëtojnë edhe me nga 100 kilometra në një drejtim për ta hartuar padinë për kompensim dëmi në Skenderaj”, ka sqaruar Bejta. Ai ka thënë se refuzimi i kërkesëpadive nga Gjykata është për çdo gjykim

Marketing