Shqiptarët marrin Tuzin! Festë për fitoren e dytë të Nik Gjeloshaj në komunën e Malit të Zi

Komuna e Tuzit në Mal të Zi, do të drejtohet sërish nga Shqiptarët.

Marketing

Nik Gjeloshaj dhe “Forumi Shqiptar” u shpallën fitues të zgjedhjeve lokale duke marrë 18 nga 32 mandatet në këshillin komunal.

Numërimi i votave zgjati vetëm 1 orë dhe pas daljes së rezultatit, komuna me shumicë Shqiptare, shpërtheu në festë.

“Edhe kësaj here i kemi bashkuar shqiptarët kudo që janë. Me përkrahjen dhe mbështetjen tonë fitorja apsolute është përgjegjësi për ne për të punuar edhe më shumë në katër vitet e ardhshme”- u shpreh Nik Gjeloshaj.

“Dëshmi e punës sonë katër 4-vjeçare dhe vullnetit të popullit që dëshon të ruajë identitetin kombëtar. Falenderojmë çdo fitues, veçanti diasporën, kjo është një fitore e krejt malësisë”- u shpreh Nikolle Camaj, kryetar i Lidhjes Demokratike Shqiptare në Mal të ZI.

Për malësorët e Tuzit ky është një moment i veçantë dhe një mesazh edhe për Podgoricën zyrtare.

Marketing