Shtetasja e Maqedonisë aksidentohet rëndë në Zvicër

Një vozitëse verimaqedonase 28-vjeçare nga Kantoni i Lucernit në Zvicër, për arsye ende të panjohura ka humbur kontrollin mbi veturën e saj Porsche, përderisa po udhëtonte në autostradën A1 në drejtim të Bernës, në afërsi të lokacionit Suhr. Aksidenti ndodhi natën në të premte, menjëherë pas orës 04.00, ka informuar Policia Kantonale në Aargau, transmeton Shtegu.com.

Marketing

Me këtë rast, ajo i përshkoi të gjitha korsitë dhe depërtoi në barrierën mbrojtëse të rrugës. Pas rrëshqittjess së veturës, ajo më në fund u ndal jashtë autostradës. Vozitësja verimaqedonase pësoi lëndime të rënda dhe menjëherë është dërguar me ambulancë në spitalin më të afërt.

Prokuroria Publike në Lenzburg-Aarau urdhëroi kontrollin e gjakut dhe të urinës. Përpos kësaj u konfiskua edhe vetura e saj. Policia Kantonale në Aargau gjithashtu ia mori edhe patentën e shoferit. Në veturë dhe në autostradë u shkaktuan dëme materiale në një lartësi prej rreth 100,000 frangash zvicerane.