Shteti që refuzon vaksinat anti-COVID

Teksa shtetet në të gjithë botën nxitojnë të marrin sa më shumë doza të vaksinave anti-COVID, Tanzania ka refuzuar që të furnizohet me vaksina.

Marketing

Sipas qeverisë së Tanzanisë, vendi është “çliruar” nga koronavirusi dhe për këtë arsye nuk ka asnjë plan për të vaksinuar popullsinë e saj kundër virusit që ka marrë më shumë se dy milionë jetë në mbarë globin.

Pavarësisht qëndrimit të autoriteteve zyrtare, dëshmi nga shteti afrikan tregojnë se virusi është ende aktiv dhe shumë persona të tjerë kanë humbur jetën, por të dhënat nuk janë paraqitur në raportimet zyrtare.

Shumë njerëz kanë frikë të ngrenë zërin për këtë problem pasi kanë frikë nga reagimi i autoriteteve.

Presidenti John Magufuli ka paralajmëruar, pa dhënë ndonjë provë, se vaksinat ndaj Covid-19 mund të jenë të dëmshme dhe në vend të tyre ka nxitur qytetarët që të përdorin avull dhe ilaçe bimore.