Shtyhet ndarja e çmimeve Grammy, shkak COVID-19

Si shkak i rritjes së rasteve me COVID-19, është shtyrë Ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy, që është planifikuar të mbahet në fund të këtij muaji.

Marketing

“Pas shqyrtimit dhe analizës së kujdesshme me zyrtarët e qytetit dhe shtetit, ekspertët e shëndetit dhe sigurisë, komunitetin e artistëve dhe partnerët tanë të shumtë, Akademia e Regjistrimit dhe CBS kanë shtyrë shfaqjen e 64-të vjetore të Çmimeve GRAMMY,” njoftuan CBS dhe Akademia e Regjistrimit në një deklaratë të përbashkët.

Ata kanë thënë se shëndeti i komunitetit muzikor dhe i partnerëve të tyre mbetet prioritet për ta.
“Shëndeti dhe siguria e atyre në komunitetin tonë muzikor, audiencës live dhe qindra njerëzve që punojnë pa u lodhur për të prodhuar shfaqjen tonë, mbetet prioriteti ynë kryesor”, thuhet tutje.

Tutje, nuk është dhënë ndonjë datë e saktë por është thënë që shumë shpejt do të shpallet nata më e madhe e muzikës.

“Duke pasur parasysh pasigurinë rreth variantit Omicron, mbajtja e shfaqjes më 31 janar thjesht përmban shumë rreziqe. Ne mezi presim të festojmë natën më të madhe të Music në një datë të ardhshme, e cila do të shpallet së shpejti”, shtuan kompanitë.

Çmimet Grammy të vitit të kaluar u shtynë nga janari në mars, edhe për shkak të pandemisë dhe rritjes së rasteve me COVID-19. Shfaqja përfundimisht u zhvillua, kryesisht jashtë, në Qendrën e Konventave të Los Anxhelosit me një audiencë më të vogël.

Marketing