E quajti ‘Lop holandeze’: Kështu ia ktheu Ronela komentuesit

Këngëtarja Ronela Hajati ka marrë një koment të pakëndshëm ditën e sotme teksa një nga ndjekësit e ka ofenduar, por duket se kjo nuk i ka bërë përshtypje teksa ja ka kthyer menjëherë përgjigjen.

Marketing

Ajo ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram dhe mes komenteve të shumta të ndjekësve, të cilët e kanë uruar për fitoren në festivalin e Radio Televizionit Shqiptar, ka qenë dhe ai i dikujt që e ka quajtur këngëtaren “lopë holandeze”.

Këtij komenti i është përgjigjur vetë Ronela dhe pa e vrarë aspak mendjen e ka quajtur ndjekësin mbrapsht një “gomar shqiptar”.