Shtyhet përfundimi i vitit shkollorë 2022/2023

Viti shkollor 2022/2023, në vend të 10 Qershorit do të përfundojë më 14 Qershor. Këtë vendim, sic njofton KlanM, e ka miratuar MASH-i, për shkak të nisjes me vonesë të gjysmëvjetorit të dytë.

Marketing

Paraprakisht, Qeveria miratoi vendimin që gjysmëvjetori I dytë të nis më 23 Janar, në vend të 18 Janarit me arsyetimin se në këtë mënyrë do të kursehet në ngrohjen dhe mbrojtjen e shëndetit të nxënësve.

Sipas kalendarit për punë në arsim, deri në fund të vitit shkollor duhet të punohen 180 ditë mësimi, që do të thotë se gjysmëvjetori I dytë do të zgjatet për katër ditë.