Mungesa e të akuzuarve Mile Janakieski dhe Dimitar Dimovski ka qenë shkak për anulimin e seancës për lëndën e PSP-së “Toplik”.
Të dy të akuzuarit nuk u dërguan nga burgu i Shutkës. Gjykatësi Osman Shabani tha se gjykata nuk ka marë informata se pse nuk janë realizuar kërkesat për sjelljen e dy të akuzuarve nga burgu.
Në seancë nuk mori pjesë as gjykatësi dëshmitarë, dhe gjykatësi Shabani ishte i detyruar të shtyjë seancën për më 6 shtator. Në “Toplik” i dyshuari i parë është ish ministri për transport dhe lidhje Mile Janakieski, për shitje të një toke shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i diellit”. Përpos tij, të dyshuar janë edhe pesë persona tjerë.