Shumë fshatra dhe lagje të Shkupit nesër pa energji elektrike

Nga ora 08:30 deri në orën 14:30 nesër pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e fshatrave Rahoviq, Paniçar, Semenisht, Arnaqi, Bukoviq, Llaskarcë, Çajlanë dhe objektet e Milan Samas, AS OIL, objektet e liqenit Treska, pika pagesore Arnaqi, Via Komerc, Mobimak Rahoviq në komunën e Sarajit.

Marketing

Në periudhën nga ora 11:30 deri në orën 14:30 nesër pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve “24”, “29”, “31”, “33” dhe “35” në komunën e Sopishtes.

Pa energji elektrike nesër nga ora 9:00 deri në orën 15:00 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Budimpeshtanska”, “Urosh Xhudoviq”, “Lubica Georgieva”, “Moskovska”, “Hashka”, “Joakim Osogovski”, “Oslo” dhe “Zhenevska” në komunën e Karposhit.

Nga ora 9:00 deri në orën 12:00 nesër pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e bulevardit “Brigada e tretë e Maqedonisë” rrugicat nr.”1″ në komunën e Aerodromit, ndërsa nga ora 12.00 deri në orën 14:30 shfrytëzuesit e rrugëve “Pitu Guli” nr.36, 38, 40 dhe 42 në komunën Qendër.

Pa energji elektrike nga ora 12:00 deri në orën 15:00 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “3” në Vizbeg, ndërsa nga ora 9:00 deri në 11:30 një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Hristo Tatarçev” nr.5, 91b, 99 dhe 101 në komunën e Kisela Vodës.

Siç kumtoi QRMK-Shkup, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin elektrik të distribuimit në Qytetin e Shkupit.

Marketing