Si është gjendja e pikave kufitare në RMV

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimin kufitar Tabanoc oha e pritjes për hyrje në vend është rreth një orë, në VK Bogorodicë për dalje pritet gjithashtu një orë, ndërsa në VK Dojran për dalje pritet rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Marketing

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të thata.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.