23:54 | 16 Prill 2021
23:54 | 16 Prill 2021
Nga dita e diele do të fillojnë ndeshjet e “Play Off-it” në Superligën e Kosovës, por si do të jetë sistemi?
Në raundin e parë ekipet do të ndeshen 3-6 dhe 4-5 deri në dy fitore, kurse ekipet e renditura në pozitat 1 dhe 2 në raundin e parë do të pauzojnë dhe në gjysmëfinale do të takohen me ekipet nga renditja 3/4/5/6.
Ndeshjet e play off-it do të zhvillohen të dielën, të martën dhe të premten në vazhdimësi pa ndërprerje nëse nuk vjen deri te zhvillimi i ndeshjes se fundit Konform PG, transmeton lajmi.net.
Skuadra e cila renditet si e shtata në tabelë në fund të edicionit të rregullt do të luajë në play out me finalistin e Ligës se Parë në dy ndeshje dhe anëtar i ri i “FIVE STAR” Superligës së Kosovës do të shpallet ekipi, i cili nga dy ndeshjet ka rezultatin më të mirë në koshdallim.
Gjysmëfinalet e play-offit zhvillohen sipas formulës 1vs 4-5, 2 vs 3-6. Plasmanin në finale e siguron ekipi që i pari arrin 3 fitore. Gjysmëfinalet zhvillohen sipas formatit 2-2-1 dhe epërsinë e terrenit vendës e ka ekipi më lartë i plasuar në edicionin e rregullt.
Në finale të play-offit takohen ekipet fituese të gjysmëfinaleve. Kampion i FIVE STAR Superligës shpallet ekipi që i pari arrin tri fitore. Finalja e play-offit zhvillohet sipas formatit vajtje-ardhje.
Përparësinë e terrenit vendës e ka ekipi që ka qenë më mirë i ranguar në sezonin e rregullt dhe luan si vendas në ndeshjet 1 dhe 3 dhe ndeshjen eventuale 5.
Ndeshjet e play off-it do të zhvillohen të dielën, të martën dhe të premten në vazhdimësi pa ndërprerje nëse nuk vjen deri te zhvillimi i ndeshjes së fundit Konform PG./Lajmi.net/