Si ta kuptoni ç’mendojnë njerëzit për ju vetëm nga mënyra si flisni

Dikush që s’ju njeh fare mund të parashikojë ç’lloj temperamenti keni vetëm duke lexuar mimikën dhe mënyrën sesi flisni. Gjithë elementet që përdorni gjatë një komunikimi japin sinjale për personalitetin tuaj dhe krijojnë atë që ne quajmë përshtypje e parë.

Si ta kuptoni ç’mendojnë për ju?

Marketing

1. Gjuha e introvertëve ka tendencën të jetë më abstrakte

Introvertët dhe ekstrovertët kanë gjuhë të ndryshme. Në përgjithësi, introvertët flasin me fjalë më abstrakte dhe të paqarta, ndërsa ekstrovertët janë më të qartë dhe specifikë në çfarë thonë.

2. Introvertët përdorin më shumë pjesëza në një fjali.

Nëse dikush thotë: “Ndoshta mund të hamë një sandëich” në vend të “Eja të ikim për të ngrënë”, është tip i tërhequr, i përmbajtur dhe natyrë e mbyllur.

3. Njerëzit ekstrovertë përdorin më shumë fjalë që japin kënaqësi

Nëse dy introvertë do të mbyllen bashkë brenda një dhome dhe do të bisedojnë, me siguri do të flasin për zgjidhje problemesh apo do të kritikojnë diçka që s’ju pëlqen. Një ekstrovert preferon të flas me të tjerët për tema dhe gjëra që i japin kënaqësi, duke e vënë theksin pikërisht tek këto detaje.

4. Njerëzit ankthiozë kanë tendencën të përdorin më shumë fjalë për të shprehur shqetësimin e tyre.

Në komunikimin e tyre njerëzit që panikosen shpejt përdorin fjalë që përshkruajnë frikën, tensionin, stresin apo shqetësimet. Gjithsesi, kjo varet nga situata dhe personi nuk duhet gjykuar në rastin e parë që komunikon kështu. Të gjithëve mund të na ndodhë të jemi pesimistë me raste.

5. Njerëzit ambiciozë dhe më të zellshëm do t’i dëgjoni të flasin për objektiva, arritje dhe punë

Ata janë të orientuar nga rezultatet dhe në komunikimet e tyre flasin më shumë për ide sesa për njerëz.

6. Ata që përdorin më shumë përemrin “ne” konsiderohen si mendjehapur

Këta njerëz konsiderohen si njerëz të orientuar ndaj shoqërisë, të hapur dhe të kulturuar, pasi fjala “ne” përcjell gjithashtu frymën e bashkëpunimit.