Siljanovska – Gir: E ardhmja e RMV-së është në BE

Shefi i Delegacionit të BE-së, Ambasadori Dejvid Gir, ka vizituar gjatë ditës së sotme Presidenten Gordana Siljanovska Davkova.

Marketing

Siljanovska në takimin e parë me euroambasadorin Gir, ka deklaruar se e ardhmja e vendit, padyshim se është në BE.

Gjatë bisedës me Dejvid Gir, lidhur me procesin aderues të vendit, Presidentja Siljanovska, ka potencuar nevojën e progresit në procesin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si orientim strategjik për vendin. Sipas saj, krahas nivelit të lartë të gatishmërisë së administratës maqedonase si dhe përvojës së fituar, progresi në përmbushjen e kritereve po vuan për shkak të rrethanave politike dhe veprimeve ku përgjegjës janë edhe disa vende anëtare të BE-së, thuhet në komunikatën e kabinetit të Presidentes Siljanovska.

Marketing