Siljanovska mungoi në debat për shkak të agjendës së ngjeshur

Kandidatja presidenciale Gordana Silajnovska Davkova, e sqaroi arsyen se pse nuk mori pjesë në debatin e djeshëm televiziv në Telma “Karrigia e nxehtë” .

Marketing

Anëtari i Shtabit të saj qytetar në deklaratë për MIA-n tha se Siljanovska në kuadër të agjendës së saj të ngjeshur zgjedhore mori pjesë në katër debate dhe dha 100 intervista për mediat e vendit dhe ato të huaja.

“Tek një pjesë e mediave tani për tani nuk arrit që t’i përgjigjet kërkesës për intervistë apo debat dhe këtë do ta realizojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve. Profesoresha Siljanovsja mori pjesë në debatin e parë të Telmës dhe sërish do të marr pjesë në debatet e tjera dhe në intervistat në këtë media por konsideron se në bazë të barabartë duhet që t’i respektojë kërkesat për ngjarje edhe nga mediat e tjera”, thotë për MIA-n , anëtar i Shtabit civil të kandidates presidenciale Siljanovska.

Marketing