Sipas Daçiqit nga dhjetori do të bisedohet më intensivisht rreth Kosovës

Në bisedë në TV Prva Ivica Daçiq ka thënë se pret që “ShBA të bëjë presion shtesë në qeverinë e re të Kosovës për heqjen e taksës dhe krijimin e kushteve për vazhdim të dialogut” shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Marketing

Sipas ministrit serb, nuk është reale të priten përparime të mëdha në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës aktualisht, por intensifikim mund të pritet nga dhjetori, këtë ai e deklaroi pas takimit me Palmer në Bled.

“Me Palmer kemi biseduar kryesisht për Kosovën dhe prioritetet në funksionin shtesë të tij. Pritjet e Palmer janë se bisedimet do intensifikohen, pas periudhës së bartjes së përgjegjësive në BE nga Mogerini tek Borel, pasi më pas vijnë zgjedhjet në Serbi”, ka thënë ai.

Palmer për shumë vite është i pranishëm në Ballkan sikurse që do vazhdojë të mbajë postin e zëvendës ndihmës sekretarit, u diskutuan edhe çështja e dialogut mes Prishtinës e Beogradit, hapjes së bisedimeve për bashkëngjitjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE, situatën në BiH etj.

Ai sqaroi se në humor i ka thënë Palmerit se më shumë pret nga bashkëshortja e tij beogradase se vetë Palmer.

Disa media e kanë keqkuptuar këtë duke e cilësuar si vërejtje pavend: “Përkundrazi, unë kam menduar se pres më shumë nga ajo jo se është e lindur në Beograd por bazuar në shprehjen ’prej nga ke gruan je edhe vetë’ që nuk është sqaruar në media.

Në pyetjen cili ishte reagimi i Palmerit në këtë shaka, ai tha se vetëm ka buzëqeshur.

Daçiq tha se nuk mendon se Serbia ka përparësi në atë rast, pasi “Palmer do të i duhet të dëshmohet si i paanshëm, përkatësisht se nuk është në anën tonë, prandaj pres që beogradasja të bëjë diçka” ka thënë ai.

Në lidhje me fatkeqësinë dhe goditjen e rrufesë në aeroplanin që udhëtonte ai, ai tha se e do atë aeroplan pasi me të ka udhëtuar në kohën kur nga shumë vende të Afrikës edhe Karaibeve ka siguruar tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

“Nuk ishte e këndshme”, tha Daçiq pasi ishte e hera e parë që aeroplani që udhëtonte u godit nga rrufeja.