Sistemohen në mënyrë preliminare linjat e autobusëve për transport ndërkomunal dhe ndërkombëtar të udhëtarëve

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve bëri sistemimin preliminar të linjave të autobusit për vitin 2018 me të cilën në transportin ndërkomunal të udhëtarëve janë miratuar 12 aplikime, një është miratuar pjesërisht, ndërsa 13 janë refuzuar. Ndërsa, për transportin ndërkombëtar të udhëtarëve, janë miratuar 35 aplikime, tre janë miratuar pjesërisht, ndërsa 27 janë refuzuar.

Marketing

Ministria përgjegjëse sot deklaroi se janë dorëzuar 91 aplikime për linja të reja apo ndryshimin e linjave ekzistuese të autobusit në transportin rrugor ndërkomunal dhe ndërkombëtar. Prej tyre 26 aplikime ishin për kryerjen e transportit ndërkomunal të udhëtarëve dhe 65 aplikime për transport ndërkombëtar të udhëtarëve.

“Sistemimi i linjave të autobusit bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në Ligjin mbi transportin në komunikacionin rrugor dhe Rregulloren për mënyrën, procedurën dhe kriteret më të hollësishme për miratimin e orareve të qarkullimit për linja të reja dhe për ndryshim të linjave të miratuara në transportin ndërkomunal dhe transportin ndërkombëtar dhe për formën dhe përmbajtjen e formularit të lejes dhe të orarit të qarkullimit”.

Listat preliminare mund të gjenden në ueb faqen e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve në linkun vijues: http://mtc.gov.mk/preliminarna-raspredelba-na-avtobuski-linii-za-2018-godina-

Marketing