Problemin me sjelljjet devijante, shkatërrimin e pajisjeve urbane dhe këndeve të lojërave të fëmijëve, komuna e Butelit do ta zgjidhë me mbikëqyrjen me video.
Kryetari i komunës Darko.Kostovski njofton se kanë filluar aktivitetet për instalimin e kamerave në zonat publike, të cilat presin të zvogëlojnë sjelljen devijante.
Në periudhën e kaluar, kemi qenë dëshmitarë të shkatërrimit të sipërfaqeve publike, këndeve të lojërave për fëmijë, qendrave sportive dhe rekreative, si dhe parqeve. U përpoqëm të mbrojmë pajisjet urbane, veçanërisht këndet e lojërave për fëmijë, fushat sportive, por pavarësisht të gjitha përpjekjeve, shkatërrimi vazhdon. Disa nga fushat nuk zgjasin as dy muaj, pajisjet e fëmijëve, unazat në fushat sportive janë të thyera, fjalë për fjalë të gjitha pajisjet urbane janë të thyera – informoi kryetari i bashkisë Darko Kostovski.
https://www.facebook.com/share/r/1ExhG9vEyf/ / Aktuale.mk
