S’ka më rritje të çmimit të bukës, qumështit dhe produkteve bazë!

Çmimet e produkteve bazë do të ngrihen. Gjegjësisht nuk do të kemi më rritje të çmimeve të bukës, orizit, vezëve, qumështit, miellit, vajit dhe mishit. Kështu paralajmëroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Që kompanitë të mos jenë të goditur qeveria do t’i subvencionojë prodhuiesit duke i mbuluar shpenzimet e rrymës elektrike.

“Kompanitë e strategjisë së veçantë, veçanarisht ato prodhues të produkteve bazë do të përfitojnë subvencione nga ana e qeverisë, çmime që do kalkulohen në çmimin e prodhimit final i cili del nga po të njejtat kompani. Janë kompani të cilët prodhojnë qumësht, të gjitha kompani të cilat prodhojnë produkte që bëjnë pjesë në kufizimin e marzhave. Më së voni deri në fund të javës do fillojmë. A jeni marrë vesh? Po ne i kemi bërë kalkulimet ata do duhet të na sigurojnë që ti ulin prodhimin e produkteve bazë”,deklaroi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Marketing

E me ngrirjen e çmimeve deri më tani nuk janë pajtuar kompanitë e prodhimit të cilët janë ankuar për shtrenjtimin e rrymës. Përkundër kufizimit të marzhave për tregtarët nga ana e Qeverisë, deri më tani gjatë gjithë kohës në dyqanet dhe marketet vazhdojnë rritjet e çmimeve të produkteve ushqimore.