Skandal! Arben Taravari bartës liste për këshilltarë e bënë djalin e hallës, Valbon Limani

Një rast i paprecedent ka ndodhur në ASH-në e Gostivarit. Me direktivë të Arben Taravari bartës liste për këshilltarë komuanal është caktuar, Valbon Limani i cili është aktualisht shef kabineti në komunën e Gostivarit.

Marketing

Limani është djali hallës së Arben Taravarit, dhe kjo paraqet rast eklatant të nepotizmit në politikë, duke e shdërruar partinë në konjukturë familjare.

Taravari është akuzuar në mandatin që po mbaron për nepotizëm të theksuar, pasi Valbon Limani është shef kabineti edhe pse e ka djall halle, kurse shef financash e ka kunatin e tij, Sadat Arifi.

Për nepotizëm e akuzuan pasi e bëri deputet shokun e tij, Halil Snopçe, kurse bashkëshorten Aslian Snopçe e ka shef arsimi në Komunë.

Veprimet e tilla të Taravarit kanë ndjallur reagime në strukturën e ASH në Gostivar, pasi nuk përfillet partia por familja dhe miqësia e Taravarit.