Skandal në Turqi, tifozët futen në fushë dhe godasin lojtarët e Fenerbahces

Skuadra e Fenerbahces ka shënuar fitore të madhe si mysafir ndaj Trabzonsporit në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Turqisë.

Marketing

Pas përfundimit të ndeshjes ndodhi një skandal i madh, ku tifozët vendas u futën në fushë dhe sulmuan lojtarët mysafir, shkruan Indeksonline

Në fushë ndodhi një rrahje e madhe mes tifozëve dhe futbollistëve të Fenerbahces, madje as policia nuk arriti t’i ndalonte.

Situata është qetësuar dhe tashmë lojtarët janë futur në dhomat e zhveshjes.

Kujtojmë që me këtë fitore, Fenerbahce shkon në kuotën e 79 pikëve në pozitën e dytë, dy më pak se lideri Galatasaray.

https://www.facebook.com/watch/?v=1126565431683642&t=0

Marketing