Pamje të trishta dhe emocionuese vijnë nga një qendër hekurudhore ukrainase, ku familjet e dëshpëruara po ikin në Poloni duke u larguar nga lufta që ka nisur Rusia. Nënat marrin fëmijët dhe largohen nga Ukraina, ndërsa baballarët i përcjellin ata, për t’u bashkuar më pas me ushtarët që të luftojnë kundër forcave ruse.
Refugjatët nga i gjithë vendi i shkatërruar nga pushtimi i ushtrisë së Rusisë, kanë vërshuar në perëndim të qytetit Lviv, për t’i shpëtuar forcës pushtuese të Vladimir Putin.
Eksodi i madh pushtoi terminalin e trenit 43 milje larg kufirit polak, duke shkaktuar një rrëmujë nëpër shinat drejt platformave. Por përtej kufirit në qytetin polak të Przemsysl, në një vend mahnitës, qindra burra ukrainas janë të vendosur që të luftojnë për vendin e tyre.
Të veshur me pajisje luftarake, ata hipën në trena që të shkonin drejt zonës së luftës. Ata dërguan të dashurit e tyre në vende të sigurta dhe më pas u hodhën në vijën e parë të luftës.
“E lashë vajzën time me prindërit për ta mbrojtur nga ajo që po ndodh, por tani po kthehem menjëherë në Ukrainë për t’iu bashkuar rezistencës. Unë nuk mund të qëndroj pranë dhe të lejoj që kjo t’i ndodhë vendit tim”, tha 42-vjeçari Sergei Motorov për mediat e huaja, shkruan “The Sun”.