Skenaret dhe “loja” në Kuvend me amendamentet?!

Pas kalimit të fazës së parë të ndryshimeve kushtetuese, këtë javë në Kuvendin e Maqedonisë pritet të nisë debati mbi hartimin e amendamenteve, me propozim të Qeverisë. Katër amendamentet që ende janë temë analize në Qeveri pritet që deri nga mesi i kësaj jave të dorëzohen në Kuvend.

Marketing

Qeveria ka 15 ditë, pra deri të shtunën për të përgatitur draft-amendamentet, pasi që më 19 tetor u hap Kushtetut me 80 votat e deputetëve për të nisur ndryshimet kushtetuese për emrin në përputhje me Marrëveshjen e Prespës për emrin e ri Maqedonia e Veriut. Siç mësohet, pakoja me amendamentet pritet të dorëzohet në Kuvend deri nga mesi i kësaj jave.

Do të ndryshohen katër amendamente, përfshirë edhe preambulën për të hequr emrin Maqedoni dhe mbiemrin maqedonas nga të gjitha nenet e Kushtetutës, por edhe element të tjerë.

LSDM dhe BDI i ka bërë thirrje deputetëve të kuvendit që të mbështesin edhe fazën e dytë të ndryshimeve kushtetuese, në veçanti atyre që nuk votuan propozimin e Qeverisë për qasje në ndryshimet kushtetuese. Por opozita maqedonase tanimë e ndarë ka qëndrime të ndara, pasi që VMRO-DPMNE ka bërë të ditur se nuk merrë pjesë në debat, ndërsa grupi i ndarë prej 8 deputetëve bashkë me disa deputetë të tjerë do të jenë pjesë e debatit.

Në lojë edhe amendamentet e partive shqiptare

Në kuadër të debatit mbeten në lojë edhe amendamentet e paralajmëruara nga partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA e Kasamit. Dy partitë shqiptare kërkojnë që shqiptarët në Kushtetutë të jenë popull shtetformues, ndërsa gjuha shqipe të mos trajtohet si gjuhë që e flasin mbi 20 për qind e popullatës, por si gjuhë shqipe e barabartë me gjuhën maqedonase. Por këto amendamente që në fillim nuk kanë marrë mbështetjen e partive të koalicionit qeveritar të udhëhequr nga LSDM, duke theksuar se nuk është momenti për ndryshime të tilla. Megjithatë nuk do të dihet epilogu i amendamenteve të dy partive shqiptare.

Marketing