Nuk ka informacione se kur do të fillojë skriningu i 8200 nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme, që Ministria e Shëndetësisë e paralajmërua për në fillim të kësaj jave. Përmes regjistrit në ditarin elektronik nxënësit rastësisht do të zgjidhen dhe të testohen për KOVID-19, me pëlqimin e prindërve të tyre, për të marrë të dhëna nëse ka transmetim të virusit në shkolla. Ministrja e Arsimit Mila Carovska edhe sot deklaroi se është në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe në kohë do të kumtohen detajet për skriningun.
“MASH është në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, e cila është përgjegjëse për koordinimin e këtij procesi. Në momentin kur institucionet do të kenë informacion të ri, opinioni do të informohet në kohën e duhur”, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.