Skriningu Kovid 19 në shkolla, 3 raste pozitive në Butel

Nis skriningu në shkollat fillore të Butelit në SH.F “Zhivko Brajkovski”, 3 raste pozitive

Marketing

Skriningu për detektimin e “Covid 19” në mesin e nxënësve u realizua në shkollat fillore në Komunën e Butelit. Për të mësuar se si po rrjedh skriningu TVM 2 qëndroi në shkollën fillore Zhivko Brajkovski, ku u testuan 108 nxënës prej të cilëve tre rezultuan pozitiv. Në bazë të protokolleve ekzistuese e tërë klasa do të izolohet.

“Në bazë të informacioneve nga 108 nxënës, tre nxënës janë pozitiv. Kemi marrë masa kemi klasë ku janë vendosur të tre fëmijët , i kemi telefonuar prindërit që të vine ti marrin fëmijët dhe ti dërgojnë në shtëpi. Ajo klasë do të izolohet në bazë të masave që do ti merr Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë” – tha Zv.drejtor në Sh.F “Zhivko Brajkovski”, Erkan Murseli.

Ekipet mjekësore nga Qendra e shëndetit publik potencuan se marrja e strishove për detektimin e Covid 19 po relaizohet pa problem.

Gëzon edhe fakti që janë siguruar 160 pëlqime nga prindërit.

“Pëlqimet e prindërve janë siguruar në një numër të madh dhe ky fakt na gëzon, në këtën mënyrë do të kemi pasqyrën reale në terren. Sa u përket fëmijëve disa janë pak të friguar por kemi bashkëpunim për realizimin e skriningut për detektimin e Covid 19” – deklaroi Denis Jankullovski, teknik mjekësor.

Nga Ministria e Shëndetësisë ditë më parë theksuan se deri më tani janë marrë 5 mijë pëlqime nga prindërit në shkollat fillore në Shkup.

Në fazën e parë do të përfshihen shkollat në territorin e Shkupit, ndërsa skriningu do të analizoj gjendjen momentale me virusin korona dhe transmetimin e tij në kuadër të shkollave.