Vedat Muriqi pritet të largohet nga Lazio. Sulmuesi kosovar nuk ka arritur të bind me paraqitjet e tij te skuadra italiane.
Sipas sajtit të afërt me skuadrën nga Roma, “La Lazio Siamo Noi”, drejtuesit e klubit janë në kërkim të një skuadre për Muriqin.

Së fundmi raportohet se interesim për sulmuesin shtatlartë ka shprehur skuadra angleze, Leeds United.
Krerët e klubit italian dëshirojnë ta shesin përfundimisht kartonin e lojtarit kosovar. Për Muriqin interesim ka shprehur edhe Fenerbahçe. 27-vjeçari ka luajtur vetëm 206 minuta këtë edicion në Serie A. Nuk ka gol të shënuar.