Sllovenia në luftë me katastrofën më të rëndë natyrore

Pas përmbytjeve të mëdha në Slloveni ky vend ka kërkuar ndihmën e NATO-s dhe BE. Sllovenisë i duhen helikopterë të rëndë ushtarakë me një aftësi mbajtëse 5 tonë për transporte dhe 200 ushtarë për detyra të mbrojtjes nga katastrofa dhe shpëtimi.

Marketing

Nga BE Sllovenia kërkon 30 ekskavatorë shpëtimi dhe 30 makineri speciale për kontrollin e ujërave dhe inxhinierë.

Ndërkohë kanë filluar evakuimet pas shkatërrimit të një dige në lumin Mur. 500 vetë duhet të largoheshin me shpejtësi nga fshati Bistricë, raportuan mediat lokale. Por edhe zona të tjera janë të rrezikuara thuhet nga autoriteti i mbrojtjes së katastrofave natyrore.

Kjo është katastrofa më e madhe natyrore në historinë e shtetit të ri ballkanik, të pavarësuar në vitin 1991 nga ish-Jugosllavia. Kryeministri slloven, Robert Golob e vlerësoi dëmin në më shumë se 500 milionë euro. Më së shumti është dëmtuar infrastruktura e rrugëve, ajo energjitike si edhe disa qindra ndërtesa. Shumë fshatra sllovenë janë izoluar pas katastrofës. Forcat e shpëtimit dërgojnë ushqime me helikopterë. Lagështia e lartë e tokës rrit probabilitetin e rrëshqitjeve të tokës, sipas Shërbimit Gjeologjik të Sllovenisë. Edhe në Austri kërcënojnë rrëshqitje masive të dherave në shpate malore pas shirave të mëdha. Më të prekura nga moti i keq janë Kärnten dhe Steiermark./DW