Sobotka: RMV-ja meriton fillimin e negociatave për anëtarësim në BE

Republika e Maqedonisë së Veriut me miratimin e ligjeve të rëndësishme së fundmi ka dëshmuar se është shtet evropian dhe se meriton fillimin e negociatave për anëtarësim në BE-në, tha Kryetari i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Volfganag Sobotka. Gjatë vizitës në Shkup, Sobotka tha se pas propozimit të metodologjisë së zgjerimit dhe raportit pozitiv nuk ka arsye që takimi i Këshillit Evropian këtë muaj të jetë “déjà vu” e tetorit të kaluar, por se mbetet të shihet si do të vendosin shtetet anëtare.

Marketing

Edhe në tetor pritëm vendim pozitiv nga ana e Këshillit Evropian, por mund të them se atmosfera tani ka ndryshuar. Franca dha propozimin e saj për metodologjinë, për atë se si do të duhej të rridhte procesi i zgjerimit të BE-së në të ardhmen dhe kjo metodologji do të miratohet nëse në takimin e Këshillit Evropian pajtohen të gjithë. Unë nuk shoh më asnjë pengesë që të jepet drita jeshile për negociata me Maqedoninë e Veriut. Ne bëjmë çmos gjatë gjithë kohës, lobojmë gjithandej për integrimin e vendit tuaj në BE. Por më duhet të them se jam më shumë se i kujdesshëm – deklaroi Volfgang Sobotka, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Austrisë.

Metodologjia e zgjerimit e propozuar nga Komisioni Evropian dhe raportet e përditësuara që rekomandojnë fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pritet të jenë në agjendën e takimit të Këshillit të Përgjithshëm më 24 mars dhe në atë të Këshillit Evropian më 26 mars.

Marketing