Socialdemokratët marshojnë nën moton “Të barabartë! Mundemi! “

Të barabartë! Mundemi! ” është slogani i marshimit tradicional që u zhvillua sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, organizuar nga Forumi i Gruas i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.

Marketing

Marshimi, i cili filloi përpara ndërtesës së BE info qendrës dhe vazhdoi nëpër rrugët në qendër të Shkupit, përfundoi me një tubim në Parkun e Qytetit.

“Gruaja nuk e meriton vetëm ditën e djeshme, ajo e meriton edhe ditën e sotme dhe të gjitha 365 ditët e vitit. Marshimet tona nuk janë për festë, por për luftën, për luftën për gratë dhe vajzat që meritojnë piedestalin në shoqëri”, tha kreu i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev.

Ai vuri në dukje se do të vazhdojë të marshojë me gratë derisa të arrijmë qëllimin përfundimtar të unitetit që mund të arrihet.

“Pothuajse në të gjitha 17 obkektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara përmenden gratë dhe vajzat. Si një shtet anëtar, angazhimi ynë është të arrijmë qëllimet madje edhe më herët se 2030. Të sigurojmë një jetë të shëndetshme dhe mirëqenie për të gjithë, barazi gjinore, mundësi të barabarta për punësim dhe pagesë të denjë dhe të barabartë për të gjithë”, tha Zaev.

Koordinatorja e Forumit të Grave të LSDM-së, Cvetanka Laskova, theksoi se po dërgojnë një mesazh të barazisë për të cilën e vazhdojnë luftën.

“Lufta për barazi vazhdon, ne do të vazhdojmë të rrisim vetëdijen”, tha Laskova.

Ajo theksoi se po ndërmerren aktivitete për promovimin e të drejtave gjinore dhe e theksoi, siç tha ajo, betejën e fituar me Ligjin për abort, që vendimi t’i takojë gruas. Krenare është kuota prej 40 për qind e grave në Kodin Zgjedhor dhe ka njoftuar përpjekjet për të rritur numrin e grave në politikë deri në vitin 2020 deri në 50 për qind.

Mija Javornik nga Partia e Socialistëve Evropianë u tha pjesëmarrësve të marshit se nevojiten gra të cilat të frymëzojnë dhe të cilët do të hapin rrugën për e Maqedonisë së Veriut për në BE dhe në NATO.

Para pjesëmarrësve në tubim foli edhe kandidati për president Stevo Pendarovski.

Marketing