Sot fillon Panairi i 44-të i mobiljeve

Rreth 70 ekspozues me mbi 150 brende do të prezantohen në Panairin e sivjetëm të 44-të të mobiljeve, që prej sot deri të dielën do të mbahet në kompleksin e VIP arenës Boris Trajkovski.

Marketing

Trendet më të reja në prodhimtarinë e mobiljeve do të prezantohen në sipërfaqe të përgjithshme prej 8.000 metrave katrorë. Do të vendosen dy objekte montuese multifunksionale energjetike-efikase.

Përveç ekspozuesve nga Maqedonia, në edicionin e sivjetëm të panairit do të prezantohen edhe ekspozues nga Kosova, Italia, Serbia dhe Bullgaria.

Në kuadër të panairit nesër në organizim të Grupacionit Panairi i Shkupit dhe Fakultetit për disenj dhe teknologji të mobiljes dhe enterierit do të organizohet debat në temë “Origjinalja dhe kopja” – sa është me të vërtetë i rëndësishëm disenji autentik dhe sa është nevoja që të jetë origjinal.
Grupacioni Panairi i Shkupit dhe Fakulteti për disenj dhe teknologji të mobiljes dhe eneterierit kanë shpallur edhe konkurs për përpunimin e karriges disenjuese nga druri.

Panairi do të jetë i hapur nga ora 10:00 deri në orën 20:00, ndërsa çmimi është 100 denarë, ndërsa për vizita të organizuara grupore të nxënësve do të kushtojë 50 denarë. Për herë të parë sivjet, do të mund të merret biletë edhe përmes “MK tikets”.

Për qasje më të lehtë deri në panair, NTP Shkup do të vendos dy linja të jashtëzakonshme të autobusëve me numrat 100 dhe 200 deri tek VIP arena “Boris Trajkovski”. Autobusët me numër 100 do të qarkullojnë në relacionin nga Novo Lisiçe deri tek QS “Boris Trajkovski” dhe anasjelltas, ndërsa autobusi me numër 200 do të qarkullojë nga Deksion drejt QS “Boris Trajkovski” dhe anasjelltas.

Marketing