Sot shpaloset zgjidhja për maturën shtetërore

Në orën 11:30 do të mësohet zgjidhja për maturën shtetërore.

Marketing

Nëpërmjet një konference për media, që do të fillojë në atë kohë, dhe do të mbahet para Qeverisë, kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, Blendi Hodai do të tregojë për rezultatin e diskutimeve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nga Këshilli i Maturës Shtetërore dhe për rezultatin e bojkotit të mësimit nga UNSHM-ja, transmeton TV21

Paraprakisht u tha se Këshilli i Maturës Shtetërore ka sjellë vendim që matura shtetërore të mbahet me dy provime interne dhe dy eksterne dhe plus detyrë projektuese, por as ky propozim nuk u pranua nga UNSHM-ja.