Sot u zbulua bashkëpunimi VMRO-ASH-AAA

Koment: TetovaSot

Marketing

Lidhjet e fshehta nuk mund pafundësisht të zgjasin pa u zbuluar qoftë edhe në politikë.
E tillë është situata edhe me opozitën në Maqedoni ,VMRO dhe partitë shqiptare ASH dhe AAA,që në sinkron,në të njëjtën ditë ,në të njëjtin moment ata dakordohen për tërheqjen e amandamenteve por që duan të duket më shumë një rastësi se sa një koordinim perfekt mes tyre në betejën e përbashkët për ta bllokuar Kuvendin tani e sa kohë.

Koordinimi mes këtyre forcave politike është kundërthënës për shkak të politikave nacionaliste të partisë më të madhe maqedonase që akoma nuk çlirohet nga politikat e vjetra ndaj shqiptarëve për të drejtat e barabarta të tyre ndërsa kjo e zbeh dhe e nxjerr blof edhe përpjekjen e partive opozitare shqiptare që duan të duken ndryshe në publik dhe ndryshe në prapaskenë me një koordinim perfekt me VMRO në.

Jo më larg se sa sot si në sinkron janë deklaratat e përfaqësuesve të lartë të të dy subjekteve politike maqedonase dhe shqiptare.

Opozita shqiptare është e gatshme që sot t’i tërheq amendamentet nga Komisioni për Financa dhe Buxhet për t’i hapur rrugën miratimit të pakos së pestë ekonomike, nëse një gjë të tillë e bën edhe VMRO-DPMNE-ja me amendamentet kundër Ligjit për Shtetësi, . Paralajmërimin e ka bërë deputeti Elmi Aziri nga koalicioni ASH-AAA.Në anën tjetër VMRO në të njëjtën linjë paralajmëron në të njëjtën kohë se do të tërheq të gjitha amendamentet e propozuar nga Ligji për shtetësi dhe fton mazhorancën që ta vendosin ligjin menjëherë në seancë dhe ta kalojnë. Nga ana tjetër kërkojnë nga ASH-AAA t’i tërheqë të gjithë amendamentet nga pakoja e pestë ekonomike.

Ky bashkëveprim i i lexuar tashmë është i fshehtë vetëm në dukje por jo edhe më veprime të bashkëvepruara që i hapë rrugë thellimit në zgjedhjet lokale në vjeshtë.