Sot në ora 14:00 mbahet ceremonia e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e objektit të pikës së përbashkët kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë, Bellanoc – Stançiq.
Hapja e ceremonisë do të bëhet nga shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, shefi i zyrës së BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani.
Nga ora 14:40 do të bëhet vendosja e gurthemelit të objektit të pikës kufitare në Bellanoc – Stançiq. Për hapjen e kësaj pike kufitare ishin dakorduar në gusht të vitit të kaluar Kosova dhe Maqedonia.