Sot zhvillohen edhe dy ndeshje në futbollin evropian

Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje në futbollin evropian.

Marketing

Arsenal do të jetë mysafirë i Newcastle United.

Ekipi i Mikel Artetas nuk ka vend për gabime, pas fitore së Tottenham, sepse ata tashmë kanë marrë vendin e katërt në tabelë, shkruan lajmi.net.

Pas humbjes së thellë ndaj ‘Spurs’, ‘Topçinjtë’ kërkojnë këndelljen ndaj Newcastle.

Kjo ndeshje zhvillohet sot, në orën 21:00.

Takimi tjetër është ai në mes Juventusi – Lazio.

Juventusi tashmë është jashtë garës për vendin e tretë në tabelë, ndërsa Lazio në anën tjetër kërkon ta ruajë pozitën e pestë në Seria A.

Kjo pasi, ata ndiqen nga Roma, që kanë dy pikë më pak se ekipi i Lazios.

Ndeshja fillon sot, në orën 20:45.