Sot zyrtarizohet Pogba

Paul Pogba pritet ta zyrtarizojë sot rikthimin te Juventusi.

Marketing

Marrëveshja mes dy palëve është arritur dhe se ylli francez do të nënshkruaj kontratë 3 vjeçare me Juven. Te skuadra italiane, Pogba do të perfitojë 7.5 milionë euro në vit.

Në adresë të francezit ka edhe një ofertë konkrete nga PSG, por që lojtari preferon Juventusin.

Pogba i kishte dhënë lamtumirën Juventusit në vitin 2016, por që raportet mes dy palëve duket se janë ruajtuar edhe pas ndarjes së parë.