Spasovski: 47 denoncime për dhunë ndaj gazetarëve, vetëm një rast pa epilog

Nga qershori i 2017-s e deri më sot, janë regjistruar 12 raste të dhunës ndaj gazetarëve në Maqedoni.

Marketing

Kjo u bë e ditur nga ministri i punëve të brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski dhe ministri për transport dhe llogaridhënie, Robert Popovski.

Nga të gjitha rastet, vetëm në njërin nuk është vepruar, por sipas asaj që deklaroi Spasovski, së shpejti edhe për të do të ketë epilog.

“Gjatë periudhës 2013 – 2017, te MPB janë dorëzuar 47 denoncime nga qytetarë dhe media, që kanë të bëjnë me dhunën fizike ndaj gazetarëve, për cenim të sigurisë apo për gjuhë të urrejtjes. Prej 47 denoncimeve, 29 janë paraqitur në SPB – Shkup, 14 në SPB – Ohër, 2 në Strumicë dhe nga një në Shtip dhe Manastir”,- deklaroi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.

“Nuk harruam për drejtësinë e premtuar për gazetarët, ajo që ne premtuam më 3 maj në Ditën e Lirisë së Shtypit është se do zbardhen të gjitha rastet. Çdo sulm ndaj përfaqësuesve të mediave, fizik apo verbal, ashpër do të sanksionohet”,- tha ministri për transparencë dhe llogaridhënie, Robert Popovski.

Sipas Popovskit, prioritet për shoqëritë demokratike mbetet funksionimi normal dhe i pandërprerë i institucioneve, jo vetëm duke mundësuar qasje tek institucionet, por edhe funksionimin normal të gazetarëve.

Marketing