Spasovski dhe Bushi në Tabanoc promovojnë fushatën: “Vozit i pushuar”

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski dhe zëvendësi i tij Nazim Bushi në vendkalimin kufitar Tabanoc promovuan fushatën – “Vozit i pushuar”.

Marketing

Ministri Spasovski foli për rëndësinë e kësaj fushate. Ai tregoi se kanë zgjedhur pikën kufitare Tabanoc për ta promovuar këtë fushatë pasi që është njëra ndër pikë kalimet më të frekuentuara sidomos në periudhën e pushimeve.

“Punojmë paralelisht dhe me kujdes, e gjitha kjo bëhet për rritjen e kujdesit në trafik. Ministria e Brendshme në periudhën e kaluar ka punuar me kontuinitet në kontrollin e trafikut për të zvogëluar aksidentet në trafik. Për këtë shkak në këtë kampanjë punojmë së bashku me partnerët tanë. Kampanja me moton “Vozit i pushuar” mendojmë se është shumë e rëndësishme për të gjithë shoferët pasi që është e rëndësishme të jenë të pushuar. Jemi në vendkalimin kufitar Tabanoc për shkak se është njëra ndër pikat kufitare më të frekuentuara, këtu kalon korridori pan-evropian, kalojnë shumë vetura, sidomos tash në periudhën e verës”, tha ministri i Brendshëm Oliver Spasovski.