Spasovski: I dyshuari i pestë është babai i Vanjës, vrasësi është në arrati

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se fatkeqësitë nuk u arritën të gjenden të gjallë të dy personat, por edhe 14 vjeçarja dhe 74 veçari u gjetën të vrarë dhe të varrosur, i pari në rrethinën e Shkupit dhe i dyti në Veles.

Marketing

“Në lidhje me dy rastet janë të dyshuar pesë persona, për tre përcaktuar masa e paraburgimit, një është jashtë vendit, ndërsa personi i pestë, babai i të miturës është arrestuar, është kryer bisedë me të dhe më pas do të ndërmerren masa”, tha Oliver Spasovski, raporton SHENJA.

Sipas informacioneve të para qëllimi ka qenë të nxirren para nga nënë e të miturës ku më pas që të gjithë do të kishin përfitime.

Rasti i Velesit nuk lidhje me rastin e vajzës, por me njërin nga të dyshuarit ka patur mosmarrëveshje.

Spasovski tha se dyshohet se babi i të miturës ka shpërndarë informacione se kur ka dalë nga shtëpia.

I dyshuari kryesor me pistoletë rreth orës 10 e ka vrarë të miturën i frikësuar se mund të hetohet për veprën e bërë.

“Do të bëj gjithçka edhe unë ky person ose ky monstrum sa më shpejt të nxirret para drejtësië”, tha Spasovski.